Pastiçeri Bleta Premium

Fluturojnë çdo ditë me kilometra të tërë, por nuk e harrojnë asnjëherë personin që i ka shtrirë dorën. Pëllumbat, janë shpendët më inteligjentë, simboli i paqes dhe pika e dobët për Soni Arapin.

32 vjeçari nga fshati Ngurrëz e Vogël në Lushnje i dedikon rreth 3 orë në ditë stërvitjes së tyre dhe duket se asnjë shifër e kripur nuk e tundon që t’i shesë.

Reklama

3 prej tyre spikatin për emrat e veçantë. Tyson, Cunami dhe Tornado janë shumë të lidhur me të dhe e ndjekin kudo që shkon.

Aktualisht kam rreth 50 pëllumba, kam arritur t’i bëj edhe 100.

2-3 orë në ditë i bëj stërvitje që të arrij rezultatet që duhen, që ata të ndihen mirë me mua dhe unë të kënaqem bashkë me ta. T’i tregtoj apo t’i shes nuk e kam menduar edhe pse më kanë ofruar çmime të ndryshme.

Reklama

Synimi im është të vazhdoj punën me ta dhe të arrij gjëra sa më të bukura. Çmimi më i madh që më kanë ofruar për një pëllumb ka arritur deri në 5000 euro”, tregon Soni për emisionin “Një nga ne”, por mesa duket pasioni nuk blihet me para./shqiptarja.com

VIDEO

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *