Pastiçeri Bleta Premium

Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm pak momente më parë në Fier, në afërsi të spitalit Memorial.

Raportohet se një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës duke u përmbysur në mes të rrugës.

Reklama

Burimet paraprake bëjnë me dije se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që i bllokuar ka mbetur një krah i autostradës Fier-Tiranë.

Sakaq, deri më tani dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Në vendngjarje kanë shkruar menjëherë ambulanca dhe autoritetet përkatëse të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Reklama

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *