Pastiçeri Bleta Premium

Iu fut në banesë 16-vjeçares dhe e ngacmoi seksualisht, arrestohet në flagrancë i moshuari

Një i moshuar eshtë arrestuar në Sarandë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare, në banesën e saj.

Mësohet se 65-vjeçari ishte futur në banesën e të miturës dhe kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht.

Reklama

Kjo e fundit ka lajmëruar policinë, të cilët kanë mundur të arrestojnë në flagrancë të moshuarin.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Njoftimi i policisë:

Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *