Pastiçeri Bleta Premium

Një 28-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet si autor i zjarrit që përfshiu ditën e djeshme sipërfaqen pyjore në Peshtan të Fierit.

Policia bën me dije se shtetasi K. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Peshtan, dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha.

Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *