February 23, 2024

Fier, tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, procedohet penalisht 28-vjeçari

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë ndaluar për verifikim, automjetin me drejtues shtetasin M. R., pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.

Reklama


Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.

Bleta


Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *