December 10, 2023

Aktivizohen tre vatra zjarri në Fier, flakët rrezikojnë edhe banesat (Video)

Tre vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fier, në vendin e quajtur Mbrostar, në Pishporo, dhe në lagjen e romëve në Levan.

Reklama

Efektivët zjarrfikës janë ndarë për të neutralizuar flakët në të gjitha vatrat, por më problematike situata u paraqit në lagjen e romëve ne Levan.

Fillimisht zjarri ka rënë në një kanal anësor e më pas flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat pranë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ata janë ndihmuar me mjete rrethanore, edhe nga banorë të zonës të cilët janë alarmuar nga flakët që po përhapeshin me shpejtësi drejt banesave të tyre.

VIDEO

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *