December 10, 2023

U arrestua pranë banesës 24 orë pas ngjarjes, Klered Bozhanaj hesht para hetuesve, s’tregon arsyen pse plagosi efektivin e “Shqiponjave”

Klered Bozhanaj, i cili plagosi me plumb në bark efektivin Edlir Alleshi, mbrëmjen e së mërkurës (20 shtator) refuzon të flasë para hetuesve.

Reklama

Ai nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyet përse qëlloi me armë në drejtim të efektivit të Forcave “Shqiponja”.

42-vjeçari, i cili ngriti policinë në këmbë pasi u arratis nga vendngjarja, do të merret sërish në pyetje, raporton News24.

Mbi 600 policë u angazhuan për arrestimin e Klered Bozhanajt dhe dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor.

Ai u vendos në pranga mbrëmjen e së enjtes, rreth 24 orë pas ngjarjes.

“Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë, me të cilën, 42-vjeçari qëlloi në drejtim të efektivit./burimi: panorama.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *