Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e arrestimit të Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili një ditë më parë (më 20 shtator) plagosi me pistoletë efektivin Edlir Alleshi.
Në pamjet që ka shpërndarë vetë policia, 42-vjeçari shihet i rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa shfaqet me shapka dhe pantallona të shkurtra.
Policia i sekuestroi edhe pistoletën me të cilën tentoi të vrasë efektivin.
Njoftimi i policisë
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.
Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit./Burimi: http://www.panorama.com.al/i-rrethuar-nga-policia-me-shapka-dhe-pantallona-te-shkurtra-momenti-i-arrestimit-te-42-vjecarit-qe-plagosi-me-pistolete-efektivin-e-shqiponjave/