Pastiçeri Bleta Premium

Gregor Spaho është 9 vjeç dhe ndjek studimet pranë shkollës fillore “Myrteza Sala” në qytetin e Bilishtit. Gregori i përket atyre personave që kanë aftësi të kufizuar në shikim. 9-vjeçari ka një dhunti të veçantë, ai arrin të gjejë ditën e javës që i përket një datë e caktuar.

Të qenit një person me aftësi të kufizuar në shikim nuk e ka penguar Gregorin të ndjekë rregullisht mësimin. Ne kemi takuar mësuesen e tij ndihmëse e cila na tregon më tepër rreth tij.

Reklama

Përveç lidhjes së veçantë që ka me datat, Gregori po ashtu ka pasion edhe muzikën. Ai është një fëmijë shumë i dashur me të gjithë dhe pavarësisht vështirësive është një nxënës i rregullt në shkollë. Përmes shembullit të tij ai përcjell mesazhin se përtej sfidave gjithkush mundet të bëjë atë që dëshiron./rtsh.al

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *