Pastiçeri Bleta Premium

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari në Vlorë, qëllohet nga një makinë me targa italiane

Një 41-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë.

Burime për Klan News bëjnë të ditur se viktima është LAERT KEKA. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Kishës Ortodokse, në rrethana momentalisht të panjohura.

Reklama

Paraprakisht dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *