Pastiçeri Bleta Premium

Mesfushori i kombëtares së Kongos për mesfushën, Apolonia vazhdon merkaton

Nga Hilmi Saliu – Apolonia nuk e ka mbyllur merkaton. Pavarësisht se kanë kaluar plot tetë ditë nga mbyllja e tregut të hyrje-daljeve, fierakët kanë marrë edhe një lojtar. Quhet Davarel Diambomba Mouandza dhe bëhet afrimi numër “5” për skuadrën e Jeraj Rodrigesit. Ai ka zbarkuar dje në qytet dhe është vënë direkt nën urdhrat e stafit teknik. Bëhet fjalë për një kongolez, i datëlindjes 2003.

Luan si mesfushor shkatërrues, por që mund të luajë pa problem edhe në dy krahët e mesfushës. Marrëveshja me të është mbyllur, derisa rezulton i regjistruar edhe në sistemin e FSHF-së.

Reklama

Është grumbulluar me U-20 e kombëtares së Kongos, duke u aktivizuar edhe në 4 ndeshje. Apolonia është një mundësi shumë e mirë, nisur nga vetë prioriteti që ka klubi për të rinjtë, qofshin ata vendës apo të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *